Përdorimi i kufizuar i telefonave celularë deri dy orë në ditë, mund ta ulë rrezikun nga vdekja, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i Universitetit në Gllazgou.

Në studim ceket se rreziqet shëndetësore si kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare ishin në nivel më të ulët tek njerëzit të cilët gjatë ditës kalojnë dy orë apo më pak para ekraneve të telefonave celularë.

Sipas ekspertëve, potencialisht mund të parandalohen 5,62 për qind e rasteve të vdekjejs dhe 7,97 për qind e sëmundjeve kardiovaskulare nëse kufizohet koha para ekraneve në dy orë në ditë.

Në studim nuk është përfshirë koha e kaluar para ekraneve televizive, por vetëm koha e kaluar duke shikuar në telefonat celularë.

Hulumtimi është bërë prej vitit 200 deri në vitin 2018, me ç’rast janë përfshirë pothuajse 500.000 njerëz të moshës prej 37 deri 73 vjeç.