Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka përgëzuar të gjithë për përmbylljen me sukses të zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se presin që shpejt të punojmë me Qeverinë e re që do të formohet në Shkup, duke nisur nga një mbledhje e përbashkët për të shqyrtuar thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve tona.

“Urime shqiptarëve për numrin rekord të deputetëve në Kuvend”, ka shkruar Hoti në Facebook.