Në ora 01.10 pas mesnate në Stacionin Policor të Kriva Pallankës është raportuar se pranë një objekti të hotelerisë në rrugën “Shën Joakim Osogovski” në Kriva Pallankë, zyrtari policor T.T. ka shtënë pesë plumba në ajër nga pistoletë zyrtare, pas çka është larguar nga vendngjarja.

Ministria e Punëve të Brendshme,njofton se më vonë nga polici T.T. është privuar nga liria, derisa në makinën e tij “Peugeot” gjatë inspektimit janë gjetur dhe janë konfiskuar pistoletë “CZ” kalibër 9 mm, një kornizë për municion për pistoletë “CZ”, 10 plumba kal. 9 mm, një kornizë me 30 plumba kal. 7,62 mm dhe gjësende personale, derisa nga vendngjarja janë marrë dy gëzhoja nga plumbat 9 mm.