Platforma për qëndrueshmëri të serviseve për parandalim dhe mbështetje për HIV në prag të votimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare përkujton se gjithsej 16 parti politike janë zotuar se pas zgjedhjeve do të angazhohen për ndërmarrjen e aksioneve me të cilat do të sigurohet vazhdimësi të programeve për parandalim të HIV-it me qëllim që deri në vitin 2030 në vend të ketë zero të infektuar të rinj.

Deklaratën, siç theksojnë, e kanë mbështetur Aleanca për Shqiptarët, VMRO-DPMNE-ja, VMRO – Partia Popullore. Lëvizja Besa, Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë, Dinjiteti – PPD, Partia Demokratike-Liberale. Alternativa e Re, Partia e Re Socialdemokrate, Partia e Bashkuar e Romëve, Të Bashkuar për Maqedoninë, Partia për Lëvizjen e Turqve në Maqedoni, Partia për Prosperitet Demokratik të Romëve, Partia për Emancipim të Plotë të Romëve, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë dhe Partia Jote.

T mobile In article [1]

Platforma për qëndrueshmëri të serviseve për parandalim dhe mbështetje për HIV është përbërë nga 14 organizata qytetare të cilat më shumë se një dekadë zbatojnë programe për parandalim dhe testim për HIV në më shumë se 12 qytete në shtet.