Në 24 orët e fundit janë bërë gjithsej 1.296 testime, ndërsa janë regjistruar 147 raste të reja me Kovid-19. Instituti i Shëndetit Publik sot ka regjistruar 111 pacientë të shëruar. Nga Kovid-19 në këtë periudhë kanë vdekur gjashtë persona.

MSH ka informuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar raste me Kovid-19 në: Shkup-64, Kumanovë -8, Shtip-6, Tetovë-16, Veles-5, Manastir- 4, Strumicë-1, Resnjë-4, Prilep- 3, Strugë- 7, Ohër, 5, Gostivar- 9, Kriva Pallankë- 1, Koçan-1, Probishtip-1, Kratovë-1, Sveti Nikollë- 7, Kërçovë-4.

Sot ISHP ka regjistruar 11 të shëruar edhe atë nga Shkupi- 56, Shtip- 7, Tetovë-36, Veles-2, Manastir-3, Gostivar -1, Gjevgjeli-2, Strumicë-1, Sveti Nikollë-1 dhe Resnjë-2.

Kanë vdekur gjashtë persona, tre pacientë janë nga Shkupi, një nga Kumanova, një pacient nga Shtipi dhe një nga Berova.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje febrile ka vdekur pacient (63) nga Shkupi. Në SPQ “8 Shtatori” kanë vdekur dy pacientë (59) dhe (63) dhe një pacient nga Shtipi (36). Në Spitalin në Shtip ka vdekur pacient nga Berova (69), ndërsa në Kumanovë një 78 vjeçar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 nga fillimi i epidemisë arrin 6932, numri i pacientëve të shëruar është 2987, të vdekur janë 334, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 3611. Nga testimet e djeshme dy janë kontrolluese, ndërsa për momentin shpërndarja në qytete është kjo:

Shkup 3343, aktivë 1987• Kumanovë 793, aktivë 240• Dibër 103, aktivë 51• Shtip 371, aktivë 158• Prilep 277, aktivë 51• Tetovë 758, aktivë 385• Strugë 252, aktivë 154• Veles 194, aktivë 43• Manastir 61, aktivë 22• Ohër 195, aktivë 166• Kavadar 21, aktivë 15• Gostivar 151, aktivë 91• Gjevgjeli 12, 3 aktivë (2 persona nga Gjevgjelia janë banorë të Bogdancit)• Strumicë 17, aktivë 9• Kriva Pallankë 16, aktivë 10• Radovish 4, aktivë 0• Krushevë 7, aktivë 4• Koçan 74, aktivë 21• Probishtip 25, aktivë 16• Demir Hisar 2, aktivë 1• Makedonski Brod 6, aktivë 4• Pehçevë 6, aktivë 3• Berovë 3, aktivë 0• Vallandovë 6, aktivë 2• Vinicë 3, aktivë 0• Dellçevë 1, aktivë 0• Kratovë 5, aktivë 2• Sveti Nikollë 41, aktivë 36• Kërçovë 44, aktivë 38• Resnjë 120, aktivë 93• Negotinë 21, aktivë 6 (10 persona nga Negotina janë banorë të Demir Kapisë).

T mobile In article 1

Testet e bëra – 1296 janë bërë përmes: ISHP – 585, Avicena – 99, Biotek – 75, ASHAM – 158, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë) – 209, Mjekësia ligjore-1 Sistina me PCR metodë – 133 dhe QSHP Manastir – 36. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 66.133 testime për Kovid-19. Sot nuk ka testime në kuadër të skriningut.

Në Klinikën infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar gjashtë pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 84 pacientë. Në përkrahje me oksigjen janë 53 pacientë, nuk ka pacient në ventilim mekanik.

Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 37 pacientë të rritur pozitivë me Kovid-19 dhe pesë fëmijë pozitivë me simptoma të virusit.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 16 pacientë të rinj, gjithsej të hospitalizuar janë 120 pacientë. Në aparat respirator janë gjashtë pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 36 pacientë, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 402 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep dhe Gostivar janë hospitalizuar 95 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.

Raste aktive sipas komunave në Shkup sot (pas përfundimit të anketave epidemiologjike, mund të ketë ndryshim në shpërndarjen sipas komunave në Shkup):

Çair- 409• Aerodrom – 150• Butel – 162• Gazi Babë – 189• Qendër – 143• Karposh – 163• Saraj – 149• Kisella Vodë – 109• Gjorçe Petrov – 114• Studeniçan – 110• Suto Orizarë – 86• Haraçinë – 50• Ilinden – 32• Petrovec – 16• Çuçer Sandevë – 18• Sopishtë – 14• Zelenikovë-6• Të huaj – 2• Të papërcaktuar – 65.