Sulmuesi i krahut të Real Madridit, Geret Bejl mbeti rezervë në ndeshjen kundër Vilarealit, pas të cilit “të bardhët” u bënë kampionë të Spanjës.

Kjo ndodhi në ditëlindjen e Bejlit, i cili dje mbushi 31 vjet. Por, ai nuk arriti ta festojë siç duhet – në 10 ndeshjet e fundit të Realit ai ka luajtur vetëm 2 herë, ndërsa në 6 ndeshjet e fundit ishte rezervë.

Nuk është çudi që Bejli nuk ishte i lumtur në festimin e titullit të bashkëlojtarëve të tij. Videot që e treojnë këtë janë shfaqur në Tuiter. Në njërin prej tyre. Lojtarët e hedhin Zinedin Zidan në ajër, ndërsa krahu vetëm I shikon.
Në një video tjetër tregohen lojtarët të cilët radhiten për fotografi në ekip me trofeun, në La Liga, Bejl tenton të duket I lumtur në të, por vërehet se nuk është I sinqertë.