Kanë mbetur edhe 10 ditë nga 15 korriku ku do të dihet saktë se kush do të mbajë bajrakun për katër vitet e ardhshme në bllokun shqiptar. Në çdo vend demokratik në kohë fushate liderët e partive të ndryshme ndeshen në debatet televizive, por këtu në Maqedoni ka pasur vetëm një debat edhe ate mes Arbër Xhaferit dhe Ali Ahmetit.
Një gjë të tillë e kanë kërkuar edhe gazetarët, dhe së fundmi edhe liderët si Sela, Gashi dhe Kasami. Lideri i Alterantivës Afrim Gashi madje ka shkruar në proflin e tij në Facebook ku i ka kërkuar mejdan Ahmetit, por shefi i kabintetit të Ahmetit, Artan Grubi ka komentuar me qeshje duke u tallur me thirrjen e Gashit.

“Pas ftesave të ndryshme publike, pajtohem për ballafaqim televiziv me Ali Ahmetin!
Le të zgjedh kohën dhe vendin. Unë jam i gatshëm” ka shkruar Afrim Gashi.

T mobile In article [1]

Ndryshe Ali Ahmeti është i gatshëm për debat, por opozita duhet të zgjedh se cili lider e përfaqëson opozitën dhe më pas do të debatojë pasi në Maqedoni ka katër lider që thonë se janë lider opozitarë./TS/