Industria turistike franceze sot u inkurajua me hapjen e pjesshme të parkut zbavitës Diznilend dhe hapjen e katit më të lartë të Kullës së Ajfelit për vizitorët.

Diznilend Paris, parku më i vizituar në Evropë, është lëshuar vetëm pjesërisht në përdorim, pasi ishte mbyllur katër muaj për shkak të pandemisë së koronës. Parku do të punojë me kapacitet të ulur, distancë të obligueshme fizike dhe pastrim më të shpeshtë të hapësirave dhe dezinfektim.

Përgjegjësit për Kullën e Ajfelit bënë të ditur se më së shumti 250 persona do të mund të qëndrojnë në katin më të lartë në të njëjtën kohë.