Eksporti i mallrave nga vendi nga janari e deri në maj të këtij viti shënon rënie prej 27,4 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa te importi është vërejtur rënie prej 22,9 për qind, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Sipas të dhënave të publikuara vlera e eksportit në pesë muajt arrin 2.152.517 mijë dollarë amerikanë, vlera e mallit të importuar, në periudhën e njëjtë arrin 3.018.955 mijë dollarë amerikanë. Deficiti tregtar, në periudhën janar – maj të vitit 2020, arrin 866.438 mijë dollarë amerikanë.

T mobile In article [1]

Në periudhën janar – maj 2020, sipas vëllimit të përgjithshëm të shkëmbimit të jashtëm tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut më shumë ka tregtuar me Gjermaninë Britaninë e Madhe, Serbinë, Greqinë dhe bullgarinë.