Edhe pse u bë thirrje nga qeveria dhe të gjitha partitë për respektim të masave mbrojtëse nga Covid19 gjatë fushatë së 15-korrikut, partitë nuk iu nënshtruan protokollit shëndetësor të Komisionit për sëmundje ngjitëse për mbrojtje nga infektimi, njofton Gjurme. Rasti i fundi me aktivistët e ASh-së lë shumë për të dëshiruar.

Nga burime të Gjurme, në Haraçinë, tre aktivistë nga Aleanca për Shqiptarët dhe koalicioni, edhe pse kane rezultuar pozitiv në testin për COVID19, ata kanë marrë pjesë në tubimin e ASH-së në Haraçinë duke e vendosur në rezik shëndetin e qytetarëve. Madje, njëri prej tyre është fotografuar edhe me Ziadin Selen. Pavarësisht se partia në fjalë, ashtu siç partitë tjera, u zotua se do ta respektojnë protokollin, por rasti në fjalë dëshmon të kundërtën. Kjo nuk është i vetmi rast, por gjatë fushatës kanë marrë pjesë edhe aktivistë tjerë të ASh-së që kanë rezultuar para dy javësh me Covid-19, por të njëjtit janë parë gjatë fushatës në organizime publike dhe në terren. Kjo tregon papërgjegjshmërinë e ASh-së, duke mos treguar interes për shëndetin publik, duke qenë potencial që edhe të tjerët të infektohen nga aktivistët në fjalë.

T mobile In article 1

Përndryshe, fushata zgjedhore përfundon sot. Më 13 korrik votojnë personat në izolim dhe të infektuarit me virusin Korona. Më 14 korrik votojnë të sëmurët dhe të burgosurit. Ndërsa, më 15 korrik është dita e rregullt e votimit për persona të cilët nuk pengohen nga ndonjë rrethanë e caktuar.