Moderatorja dhe aktorja e njohur Rudina Dembacaj pak ditë më parë dha lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të të atit.

Ajo nuk është shfaqur aktive në rrjete sociale që pas humbjes së madhe, mirëpo sot publikoi një foto të veçantë në Instastory.

E veshur me të zeza, Rudina shihet e përqafuar me nipin e saj Denis Dembacaj. “Gjigandi i hallës”, shkruan ajo sipër fotos.