E ëma e adoleshentit që u aksidentua rëndë në rrugë ndau foto tronditëse të djalit të saj, 16 vjeç, i cili u godit nga një makinë. Ai kishte kufje në vesh dhe dëgjonte muzikë, kur u aksidentua.

Harrison Ellis, 16 vjeç, po shkruante një mesazh dhe ishte duke u kthyer pas një shëtitje më 25 qershor, por teksa u fut pa mëndje në rrugë, mes disa makinave u përplas nga njëra prej tyre”, raporton NOAl.

Ai nuk dëgjoi zhurmën e makinës, pasi kishte vënë kufje dhe dëgjonte njëkohësisht muzikë, teksa po kalonte rrugën.

Adoleshenti ra në koma patin fatin, pasi një infermiere e ndodhur aty pranë, i dha ndihmën e parë.

Nëna e tij Linzy Ellis ndau foto tronditëse të djalit të saj, pas aksidentit, për të sensibilizuar të tjerët.

T mobile In article 1

Harrison Ellis, në foto, u rrëzua ndërsa po kalonte rrugën afër shtëpisë së tij në “Isle of Wight”, Angli.

I riu ra pësoi lëndime të rënda në bërryl, kyçin e dorës, shpatull, fytyrë dhe kokë, dhe u vendos për disa ditë në kujdes intensiv të mjekëve pas aksidentit. Hetimet treguan se edhe shoferi mund të kishte rrezikuar jetën, sepse u përpoq të devijonte ndërkohë që adoleshenti u fut në rrugë pa mëndje.

Nëna e tij Linzy Ellis ka paralajmëruar njerëzit të mos mbajnë kufje dhe të zbatojnë rregullat themelore të sigurisë rrugore, ndërsa kalojnë rrugën. “Ai ia ka borxh jetën shoferit i cili ishte në kufirin e lejuar të shpejtësisë. Por fatmirësisht një infermiere në Spitalin e Shën Mërisë i dha ndihmën e parë”, shpjegoi ajo.