Organizata Botërore e Shëndetësisë, e pranoi se ekziston mundësia që coronavirusi të transmetohet përmes ajrit, pasi një grup shkencëtarësh nxitën organizatën që të azhurnonte udhëzimet për përhapjen e virusit.

“Ne e kemi pranuar këtë si mundësi, si një nga mënyrat e transmetimit të COVID-19”, tha Maria Van Kerkhove, nga OBSH.

Sipas mediave të huaja, OBSH deri më tani ka potencuar se coronavirusi përhapet kryesisht nga spërkalat e hundës apo gojës, të cilat pas dy metrave bien në tokë.

T mobile In article 1

Mirëpo një letër drejtuar agjencisë me qendër në Gjenevë, përshkruan se spërkalat mund të qëndrojnë pezull në ajër dhe të infektojnë njerëzit që i thithin ato.

Sipas kësaj informate, shkencëtarët kërkuan nga OBSH t’i azhurojnë udhëzimet për përhapjen e virusit.