Arbnora Fazliu nga Mitrovica, ka treguar se babai sot saj ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, viktima ishte e moshës 70 vjeçare dhe ishte i shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Fazliu ka thënë se familja e tyre dyshon që ndaj babait të saj nuk ka pasë trajtim të duhur sa ishte i shtrirë.

“Baba jem ka qenë këtu para tri- katër dite. Ja kanë bërë testin dhe ka dalë që është me koronavirus. Unë kam ardh dhe kam qëndruar me të. Ka pasur probleme me frymëmarrje. Katër orë kemi prit deri sa kanë ardh me marrë, tamam e kanë qitë në karrocë, kemi pritur rreth 4 orë për mjek. Jam ardh dje në vizitë ka ardh vëllai me na ndërru dhe na lajmëruan që në ora 3 të mëngjesit ka ndërruar jetë”.

T mobile In article 1

“Ka qenë më oksigjen, nuk ka qenë intensiv. As mbikëqyrje që duhet me pas ndaj një pacienti nuk ka pasur aspak. Vllau ka qenë dhe na ka lajmërua që ka vdekur. Mjekja kryesore erdh dhe na tha që skam informacione do të thotë as ajo nuk kish informacione”.

“Vllau ka qenë këtu, e ai na ka lajmëruar që babai ka vdek. Dyshimet e familjes janë, që nuk kanë pasur trajtim të mirë, oksigjenin nuk ja kanë dhanë qysh është dashtë. 70 vjeç ka qenë prindi”.