Ne nuk përjashtojmë askënd, por gjithashtu kemi thënë se me BDI-në në qeveri do të jetë vështirë, ndoshta e pamundur. Megjithatë, do t’ua lëmë liderëve politik. E dini si janë numrat dhe mundësitë, ka shumë variante, deklaroi Shefik Duraku, zëdhënës i koalicionit Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët, në konferencën e sotme për media në Selinë qendrore i pyetur nëse do të ulen në tryezë të njëjtë me BDI-në.

I pyetur për atë nëse flasin me disa parti për koalicion të mundshëm, Duraku theksoi se si si koalicion ashtu edhe individualisht, partitë politike Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë komunikuar gjithmonë rregullisht me të gjitha partitë politike – si me bllokun shqiptar ashtu edhe me bllokun maqedonas.

“Këto kontakte vazhdojnë. Nuk ka asgjë të re. Pas rezultateve zyrtare të shpallura nga KSHZ-ja, me siguri tani vjen periudha kur duhet të fillojnë bisedimet për formimin e qeverisë. Nuk ka asgjë konkrete, nuk ka asgjë të re. Jemi duke pritur që presidenti i shtetit të japë mandatin dhe atëherë është e drejta e mandatarit me kë do të flasë dhe me kë do të formojë qeveri,” deklaroi Duraku.

Theksoi se për ato tani më i rëndësishëm është Marshi për demokraci të cilin e paralajmëruan për nesër.