Gjatë 24 orëve të kaluara, në rajonin e DPB Kërçovë, nëpunësit e policisë kanë konstatuar katër shkelje për mosmbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë.

Atyre iu janë shqiptuar urdhërpagesa për kundërvajtje për shkelje të bërë nga neni 6 paragrafi 1 nga dekreti me fuqi ligji për mbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë për shkak të parandalimit të përhapjes së sëmundjes ngjitëse Kovid-19, informon zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.

Nëpunësit e policisë në mënyrë të pavarur, por edhe në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kanë kryer 38 kontrolle ndaj objekteve hotelierike dhe objekte të tjera, shtoi Dimoski.