Savash VELIU

Turqia sot shpalli ‘’NATFIX’’ e saj, gjegjësisht, Manovrat Ushtarake rreth ishujve kontestuese Meis-Rodos si rajon i Ujërave Nacionale turke ku do të kryej edhe sondazhe gazi dhe petroli duke i turrër anijet dhe avionet F-16 mbi ishujt grek. Greqia e panikosur alarmoj Amerikën kurse Trump ia ktheu troç; Këto ujëra dhe ishuj janë kontestuese ndërkombëtarisht. Greqia e shokuar nga kjo përgjigje të papritshme u detyrua të kërkoj Makaronin dhe e ai ktheu shpinën e u bë i shurdhër ngase Amerika ia vodhi pazarin e armëve që donte Franca tia shesë Greqisë 2 fregata ushtarake me shumë prej 5 miliard dollarësh dhe ato dollar tani do ti shkojnë xhepit amerikan për të blerë prej saj 1200 autoblinda.

Pas shokut të përjetuar Greqia ktheu telefonatën drejt zonjës Merkel e cila pranoi të marr në telefonat Erdoganin e të bind të mos ndërmarr asnjë veprim karshi greqisë, por Erdogan i tha prerr; aty rreth ishujve të mos shoh asnjë anije greke, sepse atë e shoh si akt lufte. Këtë herë shansolize Merkel shpëtoi nga kthetrat turke Greqinë.

Turqia për ta parandaluar marshimin e ushtrisë egjiptiane drejtë Libisë i shpeshtoj vizitat në shtetet afrikane duke i ideizuar për një luftënxitje mes Etiopisë dhe Egjiptit rreth ujërave kontestuese të Nilit, por asaj problemi ia shtoi edhe Sudanin i cili ngriti flamurin e luftës dhe i kërkoi Sisit të lëshoj dy ishujt kontestuese në detin e kuq që iu dhuruan vitin e kaluar saudëve nga ky i fundit. Këtë ide Sudanit ia transmetoj Turqia dhe Katari. Egjipti i gjendur në këtë situate rreziku të palakmueshme tani përjeton rrethekim të dridhëshme që i mjafton të haroj Libinë.

Kurse në frontin tjetër Ushtria Libiane e ndihmuar nga komandot turke ”Bordo Bereler” bëri një operacion dhe në përleshjet e sipërt robëruan një grup ushtarësh rusë të grupit ‘Wagner’ të cilët veprojnë nën komandën e drejpërdrejt të Putinit ky i fundit kërkoj ato ti dorëzohen menjëherë Moskës. Por çfarë ndodhi? Qeveria Libianei ato i dorëzoj Turqisë. Turqia pas kësaj gesti menjëherë thiri në telefonat Putinin dhe i kërkoi të ulen në tavolin për negociata nëse do bien në ujdi me pazarllëqet për pranimdorëzim të Wagnerëve palës së Moskës, por me çfarë kushte, ato Turqia i di.

Dhe dje mbrëma një lajm që befasoj gjithë rajonin Ballkanik kur Ministria e Mbrojtjes Nacionale Shqipëtare e nxitur nga diplomacia turke shpalli një Marëveshje të Madhe të bashkëpunimit Ushtarake dhe Financiar mes Shqipërisë dhe Turqisë, dmth. Shqipëria i tha qartë greqisë ‘’Unë jam me Turqinë’’!

Turqia me këtë gest rrethekoi nga të katër anët tërë Greqinë duke e mbytur në baticat dhe zbaticat e detrave të Egeut, Jonit dhe të Mesdheut pa krisur asnjë plumb. Kështu do përfundoj Greqia ngadal ngadal duke u mbytur në ujërat e saja.

Që moti Turqia kishte spirancuar ca anije dhe nëndetëse në Shqipëri në limanin detar Pashaliman gjatë viteve të’90-ta, dhe në këto rrethana të krijuara ajo po planifikon të zgjeroj Pashalimanin në një liman të Marinës Detare por nuk do të mbetet me kaq, aty ka gjasa të stacionoj edhe Këmbësorin që do të thotë do të kthej atë në Bazë Ushtarake të madhe si rrethekim i tërë Ballkanit me gjithë Mesdheun, nga deti dhe nga toka, kjo është strategjia e fuqishme gjeopolitike turke që qendiset ja ca dekada rreth e përqark Mediteranit, akt që do kurorëzohet me shpalljen e muzeut Aja Sofia në Xhami si kurora e të gjitha këtyre prestigjeve të hatashme turke e cila arriti të futet si Hanxhare mes Botës Ortodokse dhe asaj Katolike duke shpallur Sovranitetin e saj në gjithë ish kufijtë e saj Perandorake.