Është djegur një automjet në bulevardin “VMRO” përballë “Postës maqedonase”. Deri më tani nuk ka asnjë informacion se si automjeti është djegur dhe nëse ka njerëz të lënduar.

Komandanti i Brigadës territoriale të zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Vlladimir Simonovski deklaroi për MIA-n se zjarri ishte shuar dhe se në terren ishin dërguar dy automjete dhe tetë zjarrfikëse.

Zjarri është denoncuar në NJTZ në orën 13:32.