Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkovski sonte në konferencë shtypi vlerësoi se dita e zgjedhjeve ka kaluar në mënyrë të shkëlqyer, me përjashtime të vogla.

“Dita e zgjedhjeve sot kaloi në situatë mjaft të ndërlikuar në vend për shkak të koronavirusit por kaloi shkëlqyeshëm me përjashtime të vogla të cilat gjatë ditës i kemi diskutuar me ju. Mundem vetëm se t’i përgëzoj qytetarët për kapacitetin e shprehur demokratik që e kanë dëshmuar në këtë ditë zgjedhore”, tha Derkovski.