Rrjedha e votimit në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë kalon pa probleme, me respektim të protokolleve, por me jehonë të dobët të votuesve.

“Prej gjithsej 18.764 votues, të cilët votojnë në 27 vendvotime, deri në orën nëntë në komunën tonë të drejtën e tyre qytetare e kanë realizuar 535 qytetarë ose rreth dy për qind. Zakonisht jehonë më të madhe presim në orët e pasdites”, deklaroi Elmira Bakalli, kryetare e Komisionit Zgjedhor Komunal.

Në komunën Qendër Zhupë jehona është pothuajse identike si në Dibër.

“Deri në orën nëntë votuan 134 persona ose 1,9 për qind e 7.061 personave të regjistruar me të drejtë vote. Rrjedha zgjedhore është zhvilluar në rendin më të mirë dhe kuptohet me respektim të protokolleve për mbrojtje nga Kovid-19”, deklaroi Eran Zuber, kryetar i KZK-së për këtë komunë.

Përqindja e jehonës në orët e para të zgjedhjeve paraprake zakonisht në të dy komunat ka lëvizur deri në tre për qind.