Sipas të dhënave të Komisionit shtetëror zgjedhor, në Kumanovë jehona deri në orën 13:00 është 22,16 për qind, në Likovë 17,01, ndërsa në Nagoriçan të Vjetër 20,75 për qind.

“Të drejtë vote në Kumanovë kanë 92,167 votues”, informoi sot kryetari i KKZ Kumanovë, Dragan Jovanovski. Zgjedhjet i zbatojnë 167 këshilla vendorë.

Kryetari i KKZ Likovë, Lirim Jashari informoi se në këtë komunë të drejtë vote kanë 25.632 votues të cilët do të votojnë në 36 vendvotime.

Kryetari i KKZ Nagoriçan i Vjetër, Dragan Jovanovski informoi se në këtë komunë të drejtë vote kanë 3.322 persona të cilët votojnë në 36 vendvotime, ndërsa procesin do ta zbatojnë 38 këshilla vendorë.