Liderët e Bashkimit Evropian nuk mund të arrijnë marrëveshje për Fondin për rimëkëmbje të ekonomisë dhe kornizës së buxhetit të Unionit deri në vitin 2027, informon DPA-ja duke cituar një përfaqësues të Këshillit të BE-së.

Samiti i 27 vendeve në Bruksel do të vazhdojë sot në orën 11. Informacionin e konfirmoi në Tuiter zëdhënësi i Këshillit Evropian.

“Ne jemi në moment të rëndë të negociatave, me bllokadë për çështjen e menaxhimit me planin për rimëkëmbje. Presim të shohim se a do të ketë zgjidhje të mundshme”, tha një diplomat anonim pak para fundit të ditës së parë të takimit.

Kryeministri i Holandës, Mark Rute, ka kërkuar që një vend anëtar të ketë të drejtë ta bllokojë shpërndarjen e mjeteve nga fondi për rekonstruktim të vendeve të cilat nuk i zbatojnë reformat e nevojshme.

Austria e hedh poshtë planin për rimëkëmbje në formën e tanishme, tha më parë kancelari Sebastian Kurc.

Dita e parë e samitit të BE-së përfundoi pa rezultate pas gati 14 orë negociata maratonike, informon DPA.

Liderët e shteteve anëtare u mblodhën në Bruksel që të miratojnë plan që vlen 750 miliardë euro për rimëkëmbje të ekonomive evropiane nga recesioni i shkaktuar nga pandemia e virusit të ri korona, si dhe buxhetin afatgjat të Unionit për periudhën 2021-2027 në vlerë prej 1.074 miliardë euro.