Çiftet filluan të kurorëzohen pavarësisht shqetsimeve nga virusi korona. Pa respektuar asnjë
protokoll për mbrojtje, në Tetovë, në dasma masive në oborret e shtëpive të tyre, çiftet filluan të
vulosin dashurinë e tyre.

T mobile In article [1]

Gjatë ditës së sotme, revolucionerët e qetë realizuan edhe një aksion lidhur me sjelljen e
papërgjegjshme të qytetarëve gjatë pandemisë.
Qeveria ka ndaluar tubimet publike, përfshirë tubimet private për të festuar gëzimin familjar
ose pikëllimin. Restorantet, të cilat funksionojnë vetëm për festimet e dasmave, janë mbyllur,
dhe ata po punojnë me dërgesa ushqimi nëpër shtëpi. Por kjo nuk është pengesë për çiftin e
posamartuar Virusin dhe Koronën, të cilët në një atmosferë festive në qendër të
qytetit,shënuanmartesën e tyre me një dasëm të madhe. Në dasëm janë ftuar mbi 300
mysafirë, të cilët duhet të respektojnë kodin e veshjes – maska, për ti mbajtur në dorë e jo në
fytyrë, dhe të njejtattë jenë të kombinuara me veshjet.
„Vallen ta luani si njerëz, virus nuk ka- atë e shpallën të vdekur”- shkruan në ftesën e dasmës e
cila është e vendosur në qendrën e qytetit, nga ana e aktivistëve të rinj nga Tetova.
Qëllimi i këtij aksioni është që të ngritet vetëdija te qytetarët për respektimin e masave, të jenë
të përgjegjshëm, solidarë, në mënyrë që të mbrojnë shëndetin kolektiv në qytetin tonë.Le t’i
lëmë festimet masive për disa kohë më të mira!