Rekord rastesh nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka raportuar sot se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 93 raste pozitive.

Ndërkohë, 4 qytetarë nga Durrësi, Tirana, Elbasani dhe Shkodra nuk kanë mundur të mbijetojnë.

T mobile In article 1

Ministria raporton se 8 pacientë ndodhen aktualisht në terapi intensive dhe 4 të tjerë janë të intubuar në gjendje të rëndë, ndërkohë që vetëm 6 persona janë shëruar.