Ferma “Neverland” e Michael Jackson është lënë të kalbet që kur ai vdiq.

Pasuritë e paluajtshme të legjendës së muzikës pop janë lënë pas dore që nga akuzat kundër tij për abuzim me të mitur.

Hera e fundit që legjenda e popit u pa brenda rezidencës së tij, ishte më 25 qershor 2009, pikërisht në ditën e vdekjes.

Në atë kohë, Jackson u gjet paa ndjenja nga mjeku i tij Conrad Murray në dhomën e gjumit.

Ish-kardiologu Conrad u dënua më vonë për vrasje, sepse i dha Jackson-it droga të forta që e vranë në moshën 50-vjeçare.

Akuzuesit e tij, Wade Robson, 36 vjeç dhe James Safechuck, 40 vjeç, pretendojnë se rezidenca kishte dhoma të fshehura ku ndodhte abuzimi, kishte sisteme alarmi dhe thënie pornografie.

Më vonë, këngëtari u akuzua për ngacmim të fëmijëve, pasi pretendohej se ai u ofronte alkool dhe më pas i rrëmbente.

Pas arrestimit, policia kontrolloi fermën, duke e detyruar Jackson të dilte jashtë mbi 5 herë.

Sidoqoftë, Michael u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat dy vjet më vonë.

T mobile In article [1]

Brian Oxman, ish-avokati i Michael, zbuloi se si bastisja e fermës në 2003 ndikoi te këngëtari kur dolën pamjet e bastisjes.

Z. Oxman pretendon se ylli u ul në tryezën e tij dhe bërtiti. Ai pretendon se Michael kurrë nuk u kthye në dhomën e gjumit.

Sipas raportimeve, Michael nuk u largua nga “Neverland” deri kur vdiq.

Ylli i popit u kthye në shtëpi pas kërkimeve të policisë dhe u shoqërua nga Dr. Murray dhe fëmijët, të cilët ishin të vetmit që u lejuan në shtëpi.

Michael menjëherë filloi të ankohej për lodhjen dhe i duhej të flinte.

Gjatë gjithë natës, Michael konsumoi një sërë ilaçesh që kishin për qëllim ta ndihmonin të flinte, thanë zyrtarët më vonë.

Është pohuar në gjykatë që Dr. Murray i dha ilaçe të forta që çuan në mbidozën fatale.

Ai më vonë u dërgua me urgjencë në spital në Los Angeles, por pësoi arrest kardiak dhe nuk mbushej me frymë, prandaj përpjekjet për ta ringjallur ishin të pasuksesshme.