Një grua ndihej e vetmuar pasi partneri nisi punën jashtë vendit ku banon dhe e la që të rriste dy djemtë për të siguruar para për jetesën. Kjo bëri që gruaja të përfundonte në krahët e shokut të tij të ngushtë dhe e ka tepër të vështirë ti japë fund romancës së fshehtë, ndaj kërkon mendimin e psikologes Deidre se si ti japë drejtim jetës.

Letra: Partneri im ka punuar larg për një kohë të gjatë, kështu që unë u afrova me mikun e tij dhe kam rënë në dashuri. E di që është e gabuar por s*ksi është kaq i mirë sa nuk dua të ndaloj. Unë jam 32 vjece dhe kam 8 vite me të dashurin tim.

Ne kemi dy djem, 7 dhe 5 vjec dhe unë po e shijoja jetën tonë familjare derisa puna e të dashurit tim ndryshoi. Ai po udhëtonte shumë derisa e kuptoi se do të fitonte më shumë nëse do të bënte punë në distancë. Kështu që po, ai po fitonte më shumë para për ne, por unë u ndjeva sikur isha e detyruar të rrisja fëmijët vetëm dhe u ndjeva e vetmuar dhe e mërzituar.

Kemi pasur diskutime për këtë, por gjithmonë përfundonte në faktin se unë isha gabim. Ndihesha e zemëruar me të pasi kishte liri në jetën e tij ndërsa unë duhet të kujdesesha për fëmijët. Shkova një natë në klub me mikeshën time para se të bëhej izolimi nga p*ndemia. Shoku i gnushtë it ë dashurit tim ishte aty dhe më bleu një pije. Unë e njihja mirë pasi është martuar me kushërirën e të dashurit tim.

Folëm pak dhe kaluam bashkë. E ftova për në shtëpinë time që të pinim më shumë. U ndjeva shumë mirë kur sigurova pak vëmendje dhe ne përfunduam në krevatin tim. S*ksi ishte një ëndërr dhe romanca jonë e fshehtë dhe e rr*zikshme ka vazhduar. Ne ia dolëm që të takoheshim edhe gjatë izolimit, ndonëse unë e dija se ishim gabim,

T mobile In article 1

E dua dhe nuk dua të humbas, por nuk dua të humbas as të dashurin. E dua babain e djemve të mi dhe e di që duhet të largohem nga shoku i tij, por nuk mundem.

Deidre: Ti në të vërtetë mundesh. Ti mund ti thuash vetes se e di cfarë duhet të bësh, kështu që merr një vendim dhe ndiqe atë. Kjo do të thotë të quhesh një i rritur dhe të marrësh vendimet e duhura për veten dhe njerëzit që do. E di që është e vështirë kur i dashuri punon larg dhe ndihesh e vetmuar dhe e mërzitur.

Jeta mund të jetë e vështirë kur duhet të vësh në vijë paratë dhe kohën familjare, por duhet të qëndrosh pozitive. Thuaji të dashurit që e kupton sa shumë punon por të mungon. Thuaji që paraja nuk është gjtihcka dhe fëmijët e tij kanë po aq nevojë sa ti.

Kërkoji që të ulë orët e punës dhe të punojë fort për të bërë marrëdhënien tuaj më interesante. Mos hezitoni të shkëmbeni mesazhe të nxehta kur jeni larg. Nuk është e njëjta gjë por i kujton se shtëpia ka nevojë për të.