Qeveria britanike e ndjekë situatën në Gjermani dhe në Francë lidhur me koronavirusin, veçanërisht në destinacionet e popullarizuara turistike, deklaroi sot zëvendësministrja e Shëndetësisë Helen Uotli, pasi për udhëtarët të cilët kthehen nga Spanja nga e shtuna është vendosur karantinë e obligueshme 14 ditore.

Në pyetjen nëse Gjermania dhe Franca do të mund të jenë në listën e vendeve për të cilët është përshkruar karantina, ajo theksoi se situata vazhdimisht po shqyrtohet dhe këtë opinioni e pret.

“Nëse vlerësojmë se po rritet shkalla e infektimit në vend për të cilin për momentin nuk nevojitet karantinë, do të duhet të ndërmarrim masa, sepse nuk mund të rrezikojmë që infeksioni sërish të përhapet në Britani të Madhe”, theksoi Uotli.