Britania e Madhe sot e akuzoi Rusinë se po përpiqej të ndërhynte në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, duke marrë në mënyrë të paligjshme dokumente që lidhen me marrëveshjen tregtare me SHBA-në dhe i ka publikuar ato në rrjetet sociale.

“Është pothuajse e sigurt që aktorë rus u përpoqën të ndërhyjnë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019 duke bërë në mënyrë të paligjshme kopje të dokumenteve të ndjeshme qeveritare dhe duke i publikuar ato në mediat sociale”, deklaroi ministri britanik i Punëve të Jashtme, Dominik Rab.

Kryeministri britanik, Boris Xhonson ka siguruar një fitore të madhe në zgjedhjet e vitit të kaluar mbi liderin e Partisë Laburiste, Xheremi Korbin, me ç’rast Partia Konservatore ka më së shumti mandate që nga viti 1987 nga periudha e ish kryeministres, Margaret Taçer.

“Megjithëse nuk ka prova për një fushate më të madhe ruse kundër zgjedhjeve parlamentare, çdo përpjekje për të ndërhyrë në procesin tonë demokratik është plotësisht e papranueshme. Qeveria e mban të drejtën të përgjigjet në mënyrë të duhur në të ardhmen”, theksoi Rabb.