Këto ditë, komuna e Çairit ka shënuar një rënie të numrit të të infektuarve me Covid 19. Në këtë komunë dje kishte 300 persona pozitivë.

Ky vendbanim pati rritjen më të lartë të infektuar muajve të fundit, ndërsa në një periudhë numri i pacientëve arriti në 454 persona.

T mobile In article 1

Në periudhën e fundit, shumica e rasteve të reja janë regjistruar në Shkup, ku ka 1.838 raste aktive. Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, dje më shumë raste aktive janë regjistruar në Çair – 300, Aerodrom – 159, Butel – 131, Gazi Babë – 189, Qendër – 138 , Karposh – 140, Saraj – 120, Kisella Vodë – 108, Gjorçe Petrov – 105, Studeniçan – 110, Shuto Orizare – 79, Haraçinë – 43, Ilinden – 23, Petrovec – 18./Telegrafi/