Pasuria e themeluesit të Amazonit, Xhef Bezos, u rrit në pothuajse 172 miliardë dollarë, që sipas indeksit të miliarderëve të “Blumberg”, është rekord i ri kur bëhet fjalë për personat më të pasur në botë.

Arsye për rezultatet e mira të Amazonit është rritja e madhe e blerjes për internetit gjatë pandemisë së koronavirusit.

Beszosi e tejkaloi rekordin paraprak këtë javë, që e vendosi në shtator të vitit 2018, kur posedonte pasuri prej 167,7 miliardë dollarë.

T mobile In article 1

Pasuria e tij vazhdoi të rritet edhe krahas divorcit të tij nga ish gruaja Mekenzi vitin e kaluar, kur ajo mori 25 për qind të aksioneve në “Amazon”, që është rreth 4 për qind të pjesës në kompani, lajmëroi Si-En-En-i.

Ajo për momentin është personi i 12-të më i pasur në botë me 57 miliardë dollarë.