Komisioni Evropian sot paralajmëroi hetim për tregun e pajisjeve të rrjeteve, duke dyshuar se qasja deri te sasitë e mëdha t të dhënave për konsumatorët u jep gjigantëve si Gugëll dhe Amazon përparësi të pandershme lidhur me konkurrencën.

“Pajisjet lidhur përmes Internetit bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në jetën e qytetarëve të BE-së”, theksohet në kumtesën e KE-së, duke u përqendruar në konkurrencën midis prodhuesve orëve të dorës, pajisjeve të palestrave, pajisjeve për amvisëri dhe pajisjeve për ndriçim me telekomandë.

“Qasja deri te sasitë e mëdha të të dhënave duket se është faktor kyç për sukses në këtë sektor”, tha nënkryetarja e KE-së, Margaret Vestager.

Në këtë sektor dominojnë gjigantët digjitalë dhe teknologjikë Amazon, Gugëll dhe Ejpëll.

Kompanitë e mëdha disponojnë me sasi të mëdha të të dhënave për sjelljen e konsumatorëve dhe nëse i keqpërdorin, shumë shpejt mundemi ta kalojnë linjën që e ndan konkurrencën nga monopolet”, tha Vestager në konferencë për shtyp.

Hetimi duhet t’i ndihmojë Komisionit t’i parashikojë problemet që mund të paraqiten në të ardhmen.

Në muajt e ardhshëm, KE-ja do të kontaktojë me 400 kompani, ndërsa hetimi nuk do të përfshijë makina të rrjetit.

Raporti përfundimtar për rezultatet do të publikohet në vitin 2022.