ashkimi Evropian i bëri thirrje Qeverisë së Malit të Zi dhe Mitropolisë Malazeze-Bregdetare të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) që ta vazhdojnë dialogun për Ligjin kontestues për liri të religjionit, deklaroi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero.

“BE-ja vazhdimisht përkujtonte për rëndësinë e dialogut dhe në atë frymë e përshëndesim vazhdimin e para pakohshëm të negociatave mes të dyja palëve. I përshëndesim përpjekjet e qeverisë për arritjen e kompromisit. Për fat të keq, këto bisedime nuk sollën zgjidhje. I inkurajojmë të dyja palët që të vazhdojnë me dialogun”, tha Pisonero për RTCG.

Ekipet e ekspertëve nga Qeveria dhe Kisha Ortodokse Serbe nuk arritën të gjejnë zgjidhje për tejkalimin e ndasive në shoqërinë malazeze për shkak të ligjit kontrovers, për të cilin Kisha Ortodokse serbe vlerëson se është i drejtuar kah konfiskimi i pronës së saj, përfshirë edhe kisha dhe manastire në Mal të Zi.