Nuk po shkon asgje mirë për Antoine Griezmann te Barcelona.

Ai po përjeton momentet më të vështira që prej transferimit në Camp Nou dhe madje raportohet se mund të largohet pas vetëm një sezoni në Barcelonë.

Sipas RAI nga Italia, Barcelona ka vendosur ta qesë Griezmannin në treg dhe ia ka ofruar Juventusit.

T mobile In article [1]

Sipas gazetarit, Paolo Paganin, klubet tashmë janë duke diskutuar dhe Barcelona është e gatshme të heqë dorë nga francezi për disa para dhe nëse në marrëveshje përfshihen Douglas Costa dhe Rabiot.

RAI raporton se marrëdhëniet e mira mes klubeve kanë përparuar pas shkëmbimit Arthur-Pjanic, gjë që mund ta bëjë të mundshme edhe transferimin e Griezmann në Serie A.