Komiteti për politikë monetare operative të Bankës Popullore në seancën e fundit vendosi për uljen e shkallës së interesit të bonove të thesarit në tre raste nga fillimi i vitit, shkalla e interesit të bonove të thesarit të mbahet në nivel prej 1,5 për qind.

Në seancë janë shqyrtuar edhe treguesit më të rinj ekonomikë në ekonominë vendore dhe është vlerësuar se në përgjithësi përhapja e virusit Kovid-19 në korniza globale dhe në ekonominë vendore rezultoi me efekte negative ndaj aktivitetit afarist dhe ka ndikuar në mënyrë më të theksuar ndaj besimit dhe pritjeve të kompanive dhe konsumatorëve edhe gjatë tremujorit të dytë.

Lidhur me lëvizjet e inflacionit, ndryshimet e çmimeve për tremujorin e dytë janë diçka më të larta nga projeksioni për tremujorin e dytë, por ato lëvizin nga faktorët në anën e ofertës. Në kushte të tilla, si dhe gjatë drejtimeve të ndryshme të çmimeve të prodhimeve parimore, sipas Bankës popullore, është e pranishme pasiguria rreth projeksionit të inflacionit nga 0 për qind për vitin 2020.

Të dhënat e para për qershorin tregojnë rritje vjetore solide edhe tek kreditet dhe depozitat, që është diçka më lartë lidhur me projeksionin për tremujorin e dytë të vitit.