Tek ne në Kumanovë shpeshë përdoret një fjalë ,,hajt bac e tu rritë mendja”.Ka një kategori njerëzish që janë të dashuruar dhe dashuronjnë kjo është shumë normale.Ka një kategori njerëzish që nuk dashurojnë dhe nuk janë të dashuruar por janë të dashuruar në vetvete siç është rasti i Zejadin Selës i cili vetes i tha mashalla.Sela i vetëpëlqyeri kohëve të fundit përmend nëpër tubime emrin

e të madhit Ali Ameti.
O Zejadin frizura po turp duhet të kesh ti je shumë i vogël që të krahasohesh me komandatin e e UÇK-së ,ti ke pasë shansin që të jesh ushtari i tij por më 2001 ku ta dish vallë ku ke qenë?
Fillove të merresh me politikë
T mobile In article 1
nën ombrellën e PDSH-së nuk zgjati.shumë kohë ike nga rruga të cilën e trasoi Arbër Xhaferi formove parti të re.Kumarinë e parë e bëre me Gëzim Ostrenin nuk pate sukses,kumarinë e dytë e bëre me Vesel Memedin edhe ai për ty nuk bëri,kumarinë e fundit e bëre me Afrim Gashin e nuk dihet edhe sa do të zgjasë kjo kumari .Jam më se i bindur që edhe Afrimin ke për ta braktisur.
Po ta përcjellë një porosi zbrit në tokë,shihe veten kush je dhe ku je e mos u merr me njerëz që nuk i përkasin kategorisë sate ,se ti je akoma i vogël të merresh me kategorinë e njerëzve të mëdhenjë e revulucionarë të tipit si Ali Ametii .Deri sa të jesh gjallë Ali Ameti në zgjedhje ndaj teje del fitues andaj mos u lodh kot kotit .U mundove në këto zgjedhje ta emitosh Albin Kurtin prej të cilit kërkove ndihmë por prap dështove.
Shtriji këmbët sa e ke jorganin.
Fuad Azizi