Zyrtarë lokal dhe qendrorë nga rradhët e BDI-së, kanë mbykqyrur nga afër zhvillimin e punimeve për asfaltimin e dy rrugëve në Komunën e Vrapçishtit. Të dyja rrugët, njëra në fshatin Gradec dhe tjetra në fshatin Senakos, lidhin vendbanimet e kësaj ane me autostradën.

Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural, Abdulselam Selami, dha detajet mbi asfaltimin e këtyre rrugëve, të cilat, tha ai, janë pjesë e disa nga investimet kapitale që së fundmi janë zhvilluar në rajonin e Pollogut nga agjencioni në fjalë.

T mobile In article 1