Arsenali është ndalur me barazim 1:1 nga Leicester City të martën në Premierligë, duke ngelur shumë prapa në luftë për ta siguruar një vend në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Topçinjtë e kishin epërsinë minimale pothuajse gjatë gjithë takimit në Emirates falë Pierre-Emerick Aubameyang, por mbeten me një futbollistë më pak në fushë pas përjashtimit të Edward Nketiah një çerek para fundit, dhe Jamie Vardy shënoi për 1:1 në minutën e 84-të për rezultatin final, raporton Gazeta Express.

Skuadra e Mikel Artetës po vinte në formë të mirë, sepse i kishte fituar tri ndeshjet e fundit, por lëshimi i dy pikëve nënkupton se ajo tani ngel nëntë pikë prapa vendit të katërt, që mbahet nga vetë Leicester City, dhe pesë pikë prapa vendit të pestë, rivali Manchester Unitedi, i cili ndeshjen e kësaj jave e zhvillon të premten kundër Aston Villës.

Leicesteri, ndërkohë, e humb pozitën e tretë në renditje, pasi Chelsea kaloi për një pikë me fitoren ndaj Crystal Palace sot.

T mobile In article 1

Arsenali pati fillim të ndritur në këtë takim dhe nuk vonoi shumë kur Aubameyang shënoi pas një aksioni fantastik në minutën e 21-të.

Në pjesën e dytë, skuadra e Bernard Rodgers e mbizotëroi Arsenalin, megjithatë, dje iu lehtësuan gjërat kur ky i fundit mbeti me një lojtar më pak, pasi Nketiah u përjashtua direkt me të kuqin për ndërhyrje të ashpër.

Vardy e ndëshkoi Arsenalin gjashtë minuta para fundit kur shënoi në portën e hapur pas një asisti nga Gray.