Arsenali arriti ta marrë fitoren e katërt radhazi në ndeshjen kundër Wolves në xhiron e 33-të, e cila përfundoi me rezultat 2:0. Kjo fitore ia mundëson Arsenalit të afrohet në garën për kualifikim në Evropë, pasi e mposhti Wolvesin që po lufton pikërisht për të njëjtin qëllim.

Wolves e dominoi ndeshjen e zhvilluar sot në Molineaux me posedim të postit dhe raste të krijuara për të shënuara gol, mirëpo nuk arriti t’i realizojë këto të fundit. Skuadra e Nuno Espiritos i pati dhjetë goditje drejt portës, dyfish më shumë se skuadra e Mikel Artetas.

Megjithatë, Arsenali dominoi në aspektin më të rëndësishëm të ndeshjes – në numër të golave të shënuara. Goli i shënuar nga Bukayo Saka në minutën e 43-të të ndeshjes e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes.

T mobile In article 1

Ndërsa, pesë minuta para fundit të ndeshjes, Alexandre Lacazette i dha fund ecurisë së ndeshjeve pa shënuar gol, kur e shënoi golin e qetësisë.

Kjo fitore bën që Arsenali të ngrihet në pozitën e shtatë në tabelën e Premierligës, vetëm me pesë pikë më pak sesa Chelsea që megjithatë s’e ka zhvilluar ende ndeshjen e kësaj xhiroje.

Në anën tjetër, Wolves mban pozitën në vendin e gjashtë në tabelë, me tre pikë më shumë se Arsenali dhe me dy pikë më pak se Chelsea.