“Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 11 e 45 minuta, në fshatin Lacë të Tetovës, pjesëtarët e policisë së SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 31-vjeçarin N.B. nga po ky fshat, në bazë të dyshimit se më datë 1-korrik të këtij viti rreth orës 18:00, në rrugën e “Lubotenit” në Tetovë, ka kryer vepër penale “vrasje në tentativë”, duke qëlluar me armë zjarri dhe duke plagosur 40-vjeçarin SH.M. Banorë i Tetovës”, njoftoi Fatmir Rexhepi, zëdhënës I SPB-Tetovë.

Sipas Rexhepit, personi N.B. gjatë ditës së sotme me parashtresë përkatëse do të paraqitet para gjykatësit në procedurë paraprake të Gjykatës Themelore-Tetovë.