Sipas hulumtimit të fundit të disponimit të opinionit në nivel nacional zbatuar nga Universiteti Kuinipek, Xho Bajdën, kandidat i sigurt demokrat për president, është në epërsi me 15 pikë procentuale para presidentit Donald Tramp, dhe ky është dallimi më i madh i regjistruar këtë vit.

Anketa, e zbatuar prej 9 deri më 13 korrik, tregoi se në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, të caktuara për më 3 nëntor, për Bajdën do të votonin 52 për qind e amerikanëve, ndërsa për Trampin – vetëm 37 për qind.

Rejtingu i presidentit në korrik shënoi ulje deri 36 për qind, nga 42 për qind në qershor, më i ulët deri tani.

Para më pak se një muaji rezultati ishte 49 për qind për Bajdën kundër 41 për qind për Trampin. Ish-nënpresidenti i SHBA-së është në epërsi në anketa që nga marsi, por dallimi i këtillë prej 15 për qind është regjistruar për herë të parë.

Anketa më e re e Kuinipek e tregon edhe pakënaqësinë e votuesve lidhur me punën e Trampit si president në sferën e ekonomisë – 53 për qind treguan se nuk e miratojnë përderisa 44 për qind se e miratojnë.

Për Trampin, këto janë rezultatet më të këqija lidhur me ekonominë që nga gushti i vitit 2017.

Anketa tregoi edhe se vetëm 30 për qind e amerikanëve i besojnë presidentit rreth informatave për epideminë nga koronavirusi i ri, përderisa 67 për qind e votuesve nuk i besojnë.

Apo vetëm një nga tre të anketuarit deklaruan se Trampi është i sinqertë dhe e flet të vërtetën për përhapjen e pandemisë në SHBA.