Marko Troshanovski nga Instituti për demokraci “Societas Civilis” është skeptik se KSHZ do t’ia del t’i proceduojë mbi 2000 ankesat brenda afatit 3 ditor dhe thotë se kjo do ta zbehte edhe më shumë besimin e qytetarëve dhe partive politike në rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Sipas tij, rinumërimi i fletëvotimeve në dorë është i arsyeshëm por kërkon kohë, gjë që nuk e kemi tani kur rastet e reja me Koronavirus po shënojnë rritje.

Ka mesatarisht 70 ankesa në ditë për t’i shqyrtuar, gjë që mendoj se janë shumë dhe besoj se do të ketë vonesa. Kjo bashkë me jofunksionalitetin e deritanishëm të kësaj KSHZ-je, e zbeh edhe më shumë besimin e qytetarëve dhe partive në këtë proces zgjedhor dhe nuk kontribuon në kalim të qetë të pushtetit. (4:53-5:20) Nëse ju kujtohet, në zgjedhjet e kaluara 2 mandate ndryshuan tërësisht vetëm shkaku i 50-60 dhe 100-200 votave në njësitë zgjedhore. Prandaj është i hollë kufiri mes situatës së tanishme dhe një situate që tërësisht do t’i ndryshonte gjërat. Kjo është arsyeja pse rezultatet nuk duhet t’i konsiderojmë si përfundimtare përderisa nuk bëhen zyrtare dhe në mënyrë triumfale të shpallet fitore”-tha Marko Troshanovski, Instituti për demokraci “Societas Civilis”.