Banka Botërore mbetet partneri ynë i përkushtuar, si në kushte të volitshme ekonomike kur e kemi mbështetje në masat të cilat ndërmerren për zhvillim të ekonomisë dhe shoqërisë, ashtu edhe tani – kur ndërmarrim masa për tejkalim të pasojave nga kriza Kovid-19, kriza më e madhe ekonomike pas Depresionit të madh.

Këtë sot e kanë theksuar ministrja e Financave Nina Angellovska në tryezën e rrumbullakët onlajn me temën: “Politika për mbështetje të sektorit privat” për ballafaqim me krizën e shkaktuar nga Kovid-19 në organizim të Bankës Botërore.

Qëllimi i kësaj ngjarje onlajn, siç kumtuan nga Ministria e Financave, është të mblidhen përfaqësuesit e lartë nga fusha e financave dhe ekonomisë të flitet për përvojat e tyre dhe masat të cilat i ndërmarrin për ballafaqim me pasojat e koronavirusit dhe efektet mbi ekonominë.

T mobile In article 1

Në tryezën e rrumbullakët, përveç Angellovskës morën pjesë edhe ministrat e financave, të ekonomisë, të investimeve, guvernatorët e bankave qendrore, si dhe përfaqësues të lartë të Bankës Botërore – Sejla Pazarbasioglu nënkryetar për zhvillim të barabartë, financa dhe institucione, Mari Pangetsu, drejtor operativ për zhvillim dhe partneritet dhe përfaqësues tjerë të lartë.

Përmes bankës botërore janë siguruar një pjesë e mjeteve për masën për mbështetje financiare prej 14.500 denarë për punëtor, me të cilën rreth 20.000 ose një e treta e të gjtiha kompanive në vend të cilat punësojnë mbi 130.000 persona, t’i mbajnë të punësuarit dhe të paguajnë paga në kohën e krizës, në kushte kur të ardhurat e tyre u zvogëluan për mbi 30 për qind.