Rritja e numrit të komunave që do ta vendosin terminalin POS, rritja e numrit të shërbimeve që mund të paguhen me kartelë dhe stimulimin e pagesave pa para të gatshme duke përfshirë tarifën e transaksionit në çmimin e shërbimit. Këto, siç njoftohet nga Ministria e Financave, janë rekomandimet bazë në analizën e bërë nga Ministria e Financave për pagesa pa para të gatshme dhe të dorëzuara në Qeveri, ka shkruar Ministrja e Financave, Nina Angelovska në profilin e saj në Fejsbuk. Siç thekson Angelovska, nga 66 komuna, nga analiza e kryer, 41 kanë POS terminale.

“KOVID-19 ofron mundësinë për një tranzicion më të shpejtë se kurrë më parë në një shoqëri pa para ta gatshme, të cilën duhet ta shfrytëzojmë. Për ta shfrytëzuar këtë mundësi, të gjithë duhet të kontribuojnë – Qeveria, bankat, qytetarët, ndërmarrjet, Odat e tregtisë, përfshirë komunat – për shërbime më të mira dhe më kualitative për qytetarët. Përveç aktiviteteve të tjera të shumta drejt një shoqërie pa para në Ministrinë e Financave, ne kemi hartuar edhe gjendjen në komuna dhe mundësitë për të paguar me kartelë për shërbimet e tyre të ofruara për qytetarët. Kjo është situata: nga 66 komuna që janë përgjigjur, 41 kanë POS terminal për pagesë me kartel. Në baza mujore, gjithsej në të gjitha komunat realizohen rreth 6,000 pagesa për shërbimet komunale bëhen përmes të gjitha terminaleve POS (173 për komunë). Komunat me transaksione më të mëdha dhe qarkullim në terminalet POS janë komuna e Shtipit dhe komuna e Prilepit (të cilat bëjnë mbi 40 për qind të xhiros totale të realizuar nga janari 2019 deri në maj 2020”, shkruan Angelovska.

T mobile In article [1]

Ajo thekson se në bazë të asaj analize, rekomandime iu dhanë dhe iu miratuan Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Shoqatës së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale dhe Komunave – për të kontribuar në rritjen e numrit të komunave që do ta vendosin terminalin POS, duke e rritur numrin e shërbimeve që mund të të paguhen me kartë dhe stimulimin e pagesave pa para duke e përfshirë tarifën e transaksionit në çmimin e shërbimit.

“Përveç kësaj, në mesin e aktiviteteve që kemi bërë në të kaluarën me qëllim të stimulimit të shoqërisë pa para, ne propozojmë një konkurs vjetor midis komunave – një iniciativë për ta shpërblyer komunën që do të jetë lidere në pagesën pa para me fondet e granteve për një projekt kapital që u nevojitet më së shumti qytetarëve – për ambient më të mirë, për një jetë më të mirë dhe më cilësore”, shkruan Angelovska.