Rreth 5.000 ankesa janë pranuar për kartelat pagesore vendore nga kategoria Të rinj – nxënës të shkollave të mesme dhe studentë nga mosha 16 deri në 29 vjet, kumtoi ministrja e Financave Nina Angelovska në profilin e saj në Fejsbuk.

Ajo paralajmëron se gjatë ditës këta persona do të shtohen në listën e kupuvandomasno.gov.mk dhe kartelat e tyre pagesore do të fillojnë të shtypen.

“Kontroll i të gjitha ankesave të parashtruara nga kjo kategori e qytetarëve po kryen Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ndërsa gjatë ditëve në vijim presim ta finalizojnë kontrollin për ankesat shtesë të pranuara”, theksoi ministrja.

T mobile In article 1

Siç shton, së bashku me ankesat paraprakisht të miratuara, deri më tani janë pranuar gjithsej 7.000 ankesa.

“Deri në fund të javës duhet të përfundojnë të gjitha kontrollet e të gjitha ankesave duke i përfshirë edhe kontrollet nga DAP, MPPS, APRMV dhe FSSHM me çka do të mbyllen të gjitha ankesat e parashtruara dhe do të informojmë për numrin e përgjithshëm përfundimtar të ankesave të pranuara. Të gjithë të cilët i plotësojnë kushtet do të marrin kartelë pagesore vendore”, theksoi ministrja në postimin në FB.