Pesë fëmijë e humbën jetën në një aksident trafiku në autostradën A7 në Albon, në jug të Lionit, kur automjeti me të  cilin cilin po udhëtonin familja prej nëntë anëtarëve u përmbys, ndërsa pastaj u përfshi nga flakët.

Tre të rritur dhe një fëmijë menjëherë u transferuan në spital me lëndime serioze.

Shoferi, për arsye tani për tani të panjohura, e ka humbur kontrollin ndaj automjetit, i cili ka dalë nga rruga, disa herë është rrokullisur, ndërsa pastaj është përfshirë nga zjarri dhe është ndalur në një fushë afër autostradës.