Gjysmë ore para mesnatës të së enjtes në Çair të Shkupit, një qytetar i Kosovës, u plagos rëndë kur u godit nga një automjet i drejtuar nga një banor i Shkupit, informon TS.

Ngjarja u denoncuar në polici mbrëmë në orën 11.35, pas në udhëkryqin e rrugëve “Xhon Kenedi” dhe “Qemal Ataturk” makina e tipit “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, e drejtuar nga 57-vjeçari N.A. nga Shkupi, ka goditur këmbësorin 55-vjeçari S.S. nga Kosova, njofton Ministria e Brendshme.

Në aksident, sipas informacionit të Ministrisë së Brendshme, këmbësori mori lëndime të rënda trupore, që janë konstatuar në Spitalin Klinik “Nënë Tereza”, ku u transferua për ndihmë mjekësore.

Policia ka kryer inspektimin në vendin e ngjarjes dhe po heton gjithçka që lidhet me aksidentin./TS