Kryesia e degës së Lëvizjes Besa në Kërçovë është e kënaqur nga rezultati i zgjedhjeve të cilin e kishin arritur në Kërçovë dhe Pllasnicë.

“Në këto zgjedhje ndjehemi krenar sepse si lëvizje ‘Besa’ dhe si pjesë e koalicionit ‘Mundemi’, arritëm të fitojmë mbi 1200 vota. Ato janë vota të njerëzve të sinqertë të cilët i besojnë lëvizjes ‘Besa’ dhe këtij koalicioni”, deklaroi Isen Ajdari, kryetar i degës në Kërçovë.

Ai shtoi se ndoshta kanë dështuar në rajonin e Zajazit dhe Osllomesë, por se në këto momente analizojnë se cili është shkaku për rezultatin e tillë.