Kreu I BDI-së, Ali Ahmeti në tubimin në Strugë tha se janë përpjekur që të mos zhgënjehen shqiptarët. Ai tha se deri më tani shqiptarët i kanë përfaqësuar me dinjitet si në aspektin kombëtar ashtu edhe ndërkombëtarisht. Ka shtuar se tani rinia është tepër e përgatitur në universitetet vendase dhe ata jashtë vendit.

T mobile In article [1]

Ne sot jemi vend anëtar i NATO-s, ne sot jemi vend që kemi hapur negociatat për anëtarësim në BE. Ky është kapitulli i ri që hapet. Ky është kapitulli i ri që kërkon energji për ti zbatuar dhe jetësuar standardet që përshpejtojnë rrugën tonë drejtë anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”-tha Ali Ahmeti, BDI.