Këshilli inspektues pranë Ministrisë së Kulturës që ka vepruar sipas paraqitjeve të Millço Mançevskit për kinse konflikt interesi në Agjecinë e filmit si dhe drejtorit të saj, Gorjan Tozia, ka konstatuar se janë të pabaza. Inspektorati shtetëror administrativ do të jep propozim që Antikorrupsioni të ndërpret hetimin.

Prej atje thonë se shkrimet në disa media në vazhdimësi e diskreditojnë imazhin e Agjencisë së filmit si dhe recensentëve Ana Vasilevska, Branko Petrovski pa verifikuar se ka konflikt interesi, ndërsa tani në mbikëqyrje kanë vendimin e inspektorëve,

Inspektorët mes tjerash i hedhin poshtë të gjitha pikat tjera pas ankesës së Millço Mançevskit, ndërsa i referohen angazhimit të gazetares dhe kritikes së filmit, Ana Vasilevska.

Agjencia e filmit thekson, madje se do të ndërmerr gjithçka që është në dorën e të drejtës dhe do të ngrit kallëzime penale ndaj disa mediave që ajo i apostrofon.