Katër persona të tjerë kanë ndërruar jetë në Shqipëri nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 504 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 126 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 74 raste në Tiranë, nga raste 9 në Kavajë, Shkodër, 6 në Durrës, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Vlorë, nga 3 raste në Korçë, Lezhë, Vau i Dejës, 2 në Tropojë, nga 1 rast në Elbasan, Kamëz, Lushnje, Pogradec, Sarandë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarave në 2682, që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika Shqipëri
Testime totale 38683
Raste pozitive 4763
Raste të shëruara 2682
Raste Aktive 1943
Humbje jete 138 (Qarku Tiranë 72, Shkodër 21, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 1, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1056
Durrës 220
Shkodër 203
Vlorë 100
Lezhë 84
Korçë 69
Fier 58
Elbasan 48
Kukës 37
Berat 31
Gjirokastër 19
Dibër 18